I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Erjon Murataj, kandidat i Bindjes Demokratike në Elbasan u shpreh se ky qytet është përdorur politikisht nga të dyja kampet.

Murataj: Historia e Elbasanit është përdorur politikisht nga të dyja kampet. Situata është produkt politik. Elbasani është krijuar në optikën politike si qytet problematik, ku mund të fitosh nëse ke lidhje me bandat. Anatemohet për bandat, por askush nuk ka guxim të thotë se cilët janë ato.

Përdorimi politik i elementëve kriminal daton që prej vite 98. Ngjarja ka krijuar frikë.  Politikës që bën viktima duhet t’i vijë fundi. Ky fund vjen nëse votohen figurat e reja.

Vijon..