Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka prezantuar zyrtarisht Jurgen Kofshën si koordinatorin e rinisë për PSD Elbasan. Jurgen Kofsha është një i ri i cili ka dhënë kontributin e tij në përfshirjen e të rinjëve në politikën lokale por jo vetëm.
Murataj i ka besuar drejtimin e forumit të të rinjëve të PSD Elbasan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Murataj shkruan:
“I dhashë porosi Jurgen Kofshës të mbyllim sa më parë pushimet e të filloj punë me takimet e forumit rinor të Partia Socialdemokrate Elbasan !
Jurgeni është kordinatori i ri i rinisë socialdemokrate të qarkut Elbasan!
Pushimet po mbarojnë ”
Të rinjtë që dëshirojnë ta angazhohen politikisht kanë të gjithë hapsirën e duhur në PSD.