Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë piken e grumbullimit të skrapit në Kurum.
Me tone të ashpra Murataj ka kerkuar shpjegime nga institucionet përgjegjëse në lidhje me katastrofën natyrore që po ndodh aty.
Erion Murataj shprehet në rrjetet sociale se kjo situatë nuk mund të kalojë lehtë pasi së pari të dëmtuar janë qytetarët elbasanas që prej disa orësh po thithin ajër të ndotur.