Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e Ditës së dëshmorëve!
Postimi i plotë:
“Në ditët e sotme ku interesi personal , shitblerja e karakterit dhe moralit rrezikon parime si liria dhe shoqëria e bën 5 Maj-in një monument ku të përulesh nuk mjafton.
Sakrifica, vetëmohimi, dashuria për pragun dhe lirinë është epitafi më i çmuar që dëshmorët na lanë trashëgimi.
Ata mund të kishin zgjedhur të heshtnin e të ushqenin barkun me turpin e tradhëtisë ndaj parimeve, moralit dhe lirisë.
Ata zgjodhën të luftonin për të ardhmen që sot gëzojmë duke shkruar me gjakun e tyre tapinë morale të kombit.
Ndaj sot!
Si pasardhës i dy familjeve dëshmorësh përulem me nderim ndaj veprës dhe sakrificës së atyre falë të cilëve mund të krenohem me historinë e vendit tim.
Lavdi 5 Majit, ditës së dëshmorëve”!