Trajneri i Totenhem, Zhoze Murinjo i thur elozhe sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç të cilin e ka stërvitur edhe në kohën e Interit dhe në kohën e Mançester Junajtid.

mourinho ibra

Ish-trajneri i Interit në një prononcim për mikrofonat e një prej mediave zikaltër si “FcInterNews.it” deklaroi se Ibrahimoviç është lojtari më i mrekullueshëm këto 20 vite:

“Champions-i? Të fitosh do të thotë të bësh histori, por ka trajnerë të shkëlqyer që nuk e kanë fituar atë. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe me lojtarët, për mua lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit është Ibrahimoviç.

Ai është një lojtar fantastik pavarësisht se është 39 vjeç dhe nuk ka arritur të fitojë kurrë Champions-in. Mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë që nuk je një trajner apo një lojtar fenomenal.”, përfundoi Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

Previous articleShenjat që tregojnë se fytyra juaj po plaket më shpejt seç duhet!
Next articleMarrëveshja e re për Rinasin/Ulje e tarifave për pasagjerët, investim mbi 99 milionë euro dhe rritje e sigurisë