Zhoze Murinjo ka pësuar humbjen e parë në Serinë A përballë Veronës e cila sapo kishte ndërruar trajner.
Verona mundi 3-2 Romën dhe tekniku është shfaqur shumë i habitur pas sfidës së sotme, duke kërkuar dhe njëherë të shikoj atë që ndodhi.
“Mënyra e mendimit të Tudor është e ngjashme me atë të Veronës. Ne nuk kemi luajtur shumë mirë, nuk u përshtatëm mirë me mënyrën e lojës së tyre. Kemi humbur shumë duele individuale. Kam nevojë të shoh pamjet video, kam nevojë për disa orë që të kuptoj më mirë se çfarë ndodhi.
Çfarë më pëlqeu? Më pëlqeu vuajtja në dhomat e zhveshjeve. Nuk më pëlqen kur ekipi nuk e ndjen humbjen. Kemi gabuar për shkak të emocioneve, pasi deshëm të shënonim. Gabimi ishte pozitiv. Sigurisht, kur të kthehemi në stërvitje dua menjëherë buzëqeshje, dua njerëz pozitiv. Por pas një humbje më pëlqen një dhomë zhveshjesh e trishtuar”, tha Murinjo.