Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi ka bërë sërish një tjetër gafë teksa ka folur në publik. Nga foltorja e Kuvendit, Muzhaqi u ndal te kriza ekonomike dhe kritikat e opozitës, ndërsa dha sugjerimet e saj, duke u ndalur te ajo që e cilësoi ‘taksa zero për taksat’.

Ajo theksoi se duke nisur nga nesër shqiptarët do të paguajnë zero taksa për taksat, ndërkohë që fjalën e kishte për; ‘zero taksë për pagat’, ku i referohej vendimit për të zëruar taksat për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.