Është publikuar video e plotë e vajzave, të cilat pak ditë më parë bllokuan rrugën në Unazën e Madhe në Tiranë duke zhvilluar një video për Tik Tok.

Ka qenë një nga vajzat, Klaudia që e ka postuar videon e plotë të rrjetet sociale. Në video katër vajzat shihen me muzikë në “kup të qiellit”, e teksa hapin shampanjën dalin nga makina dhe kërcejnë nën ritmin e këngës “Fajet”, ku video është realizuar përmes një droni.

E sikur mos të mjaftonte që vetë 4 vajzat kanë bllokur rrugë, tani kërkojnë që kjo të kthehet në një “challenge” (sfidë), që të gjithë të bëjnë video të tilla, për të vlerësuar më pas se kush është edhe më e bukura.

Si duket në këtë mënyrë artistët, të cilët shtohen çdo ditë e më shumë, kërkojnë që në këtë lloj formash të tërheqin edhe vëmendjen.

Kujtojmë që në lidhje me ngjarjen policia ka gjobitur shoferen 21 vjeçe. Ajo është ndëshkuar me 500 mijë lekë (të vjetra) gjobë dhe Mercedesi i është bllokuar.