Ministrja e Turizmit dhe Kulturës Mirela Kumbaro ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, në lidhje me muzikën në klube gjatë sezonit turistik që pritet të fillojë së shpejti.
Kumbaro tha se do të jenë bashkitë ato që duhettë bëjnë hartat e zhurmave, duke përcaktuar dhe ambiente larg zonave të banuara, ku mund të luhet muzikë edhe pas mesnate.
Amendimi i këtij ligji sipas Kumbaros, përcakton dhe kompetencat e qarta për secilin nga institucionet, duke nisur nga policia deri te pushteti vendor.
Kumbaro: Mbledhja e qeverisë doli me një vendim shumë të rëndësishëm, për amendimin e zhurmave në mjedis, është një punë 1 vjeçare. I dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh, duke nisur nga ky sezon, do të kemi një kontroll shumë më të rreptë, fasha orare më të kufizuara, dhe kompetenca më të zgjeruara të policisë së shtetit, me mjetet e duhura, për të kontrolluar ndotjen akustike.
Bashkitë kanë për detyrim që të përcaktojnë hartën e zhurmave. Do të ketë një ndarjë të kompetencave mes policisë bashkiake, me mjetet e duhura të akredituara. Një ndarje më e qartë e kompetencave, për ti dhënë fund atij topit që hidhej nga një institucion në një tjetër.
Fashat orare për muzikë do të jenë nga ora 12 e ditës në orën 12 të natës, do të ketë penalitete për bizneset që nuk i aplikojnë këto norma.
Nuk do të ketë muzikë pas orës 12?
Kumbaro: Muzika nuk ka qenë e kontrolluar me parametrat e parashikuar nga OBSH, nuk ka qenë një limit për ndotjen akustike. Bashkitë duhet të përcaktojnë zonat brenda territorit të tyre ku mund të ketë muzikë përtej mesnatës, që duhet të jenë larg zonave ku banohet, ku flihet. Kjo do të sjellë një riorientim të bizneseve për të gjetur ambiente të tjera dhe për tipologjinë e aktiviteteve të tyre. Nuk po shpikim rrotën, thjesht po ndjekim rregulla që ndiqen në vende.