Mbrëmjen e djeshme në Top Story, fokusi i bisedës është vështirësia e gazetarëve të aktualitetit, dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen.

Gazetarja Anila Hoxha, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë, sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmit, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. Vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time.