Gazetari Elton Qyno përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje zëdhënësit të policisë së shtetit Genti Mullai që të reagojnë për situatën në rrugët e kryeqyetit ku mjetet udhëtojnë me shpejtësi skëterrë edhe jashtë orarit të lejuar të lëvizjes.
Përmes dy videove që ka postuar, ku shihen dy motorë që udhëtojnë me shpejtësi të tejskajshme, Qyno apelon marrjen e masave të menjërershme, ndërkohë që zona në fjalë është pranë zonës së Yzeberishtit ku pak muaj më parë ndodhi një aksident i rëndë, ku humbi jetën “Xubi”.
Postimi i Qynos:
He mo shoku Genti Mullai cfare bejne patrullat e policise, se kane plas garat ketej nga bulevardi “Migjeni”.
Provojne sa i ngre motori naten se diten i vajisin neper servise.
Thui mos meren vetem me furgonat qe shesin uje ne Tirane apo me radar andej nga TEG-u, por te dalin dhe ndonjer ketej nga ne, se po na duket vetja sikur jemi ne “Moto GP” dhe jo shtrire ne krevat.
E mbi te gjitha i ke jashte orarit zyrtar.
Kete avaz e ke cdo mbremje, se jane shoket motorista te Xubit keta, qe adhurojne shpejtesine.
E duam policine,si nuk e duam!