Erion Murataj PSD

F.H cili u sulmua brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjës, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndëtësore në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 marsit.

Ata e kanë goditur 43-vjeçarin me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.

Sipas autorëve, ku njëri prej të cilëve është lënë në burg (I.N) dhe tjetri me masën detyrim paraqitje (E.K) kanë dëshmuar se 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit-pasi ai është shurdhmemec.

Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.