Home ELBASANI SOT NA RREGULLONI SHKOLLËN” Komuniteti rom dhe egjyptian peticion bashkisë së Elbasanit

NA RREGULLONI SHKOLLËN” Komuniteti rom dhe egjyptian peticion bashkisë së Elbasanit

24

Prej 22 vitesh në shkollën Hamid Mullisi nuk është bërë asnjë investim sa I takon infrastrukturës duke e lënë këtë shkollë me kushte të përshtashme për zhvillimin normal të mesimit. Për 300 nxënësit të cilët mësojnë këtu është kthyer në një problem zhvillimi normal I proçesit mësimor .Edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme drejtuar institucionit vendor sërisht nuk është bërë asgjë çka ka detyruar pridërit e nxënësve që të mblidhen sërisht ti dërgojnë një tjetër kërkesë zyrtare bashkisë së Elbasanit.

Një përqindje e konsiderueshme e nxënësve që mësojnë këtu I përkasin komuniteteve ndaj edhe prindërit shprehen se ata dëshironin që mesimi te zhvillohet në menyren e duhur dhe per femijet e tyre .Thonë se nese gjendja do te jete e njete do te fillojne protestat pasi deri me tani nuk ka asnje ndryshim.

Për vite me rradhë nxenesit e kesaj shkolle kerkojne kushte minimale per ta dhe se deshira për të mësuar si gjithe te tjerët nga ana e tyre nuk mungon por kushtet jane bere nje pengese e madhe per ta.Kërkesa e drejtuar bashkisë së Elbasanit pikërisht pas përfundimit të vitit shkollor lidhet me mundësinë e ndërhyrjes nga ana e bashkisë gjatë muajve të verës në mënyrë që në Shtator nxënësit të kenë ambiente të rikonstruktuara.