Një masakër të vërtetë mjedisore e quajnë banorët derdhjen e hidrokarbureve nga kompanitë e naftës në ish-rezervuarin e Kashit në Mallakastër.
Nga një rezervuar që dikur shërbente si ujëmbledhës i reshjeve dhe për vaditjen e tokave, prej vitesh është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh të hidrokarbureve.
Kreu i shoqatës ambientaliste “Zharrëza”, Qani Rredhi thotë se kjo situatë është bërë tepër alarmante veçanërisht në dhjetë ditëshin e fundit.
Ndotja prek shëndetin e banorëve të zonës por ka nxjerrë jashtë funksioni edhe shumë toka bujqësore. Mbetjet hidrokarbure zënë një sipërfaqe prej 9,000 metra katrorë duke bërë që jo pak banorë të braktisin banesat dhe tokat bujqësore.
Mallakastra News