Një 56 vjeçar është arrestuar në pikën e doganës në Qafë Thanë, pasi tentoi të fusë në vendin tonë 40 litra naftë dhe  produkte ushqimore kontrabandë.

Në pranga ka rënë shtetasi A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë).

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë, Pogradec

Policia Kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.

Sekuestrohen mallra ushqimore dhe sasi nafte, të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që tentoi t’i fuste në vendin tonë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë). Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.