Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, të cilët pranuan ofertën e qeverisë për mbështetje financiare. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehu falënderime për besimin dhe mirëkuptimin.
Rama tha se brenda 48 orësh do takohet përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim.
MESAZHI I RAMES
Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!
