Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 62.231 persona të infektuar me virusin.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 269 qytetarë.
Shkalla e pozitivitetit është 10.6%. Të shtruarit në terapi intensive janë 1.223, ndërsa të shëruarit janë 117 mijë. Rajoni me numrin më të madh të rasteve është Lazio, ndjekur nga Lombardia e Campania.
