Disa sinjale radio nga burime misterioze janë dërguar në Tokë prej disa vitesh. Tani shkencëtaret janë vënë në ndjekje të origjinës së tyre, dhe janë surprizuar nga rezultatet.
Mendja ju shkoi menjëherë tek alienët, mirëpo nuk ishin ato burimi i këtyre valëve.
Duke përdorur Hubble Space Telescope të NASA, astronomët kanë ndjekur vendndodhjen e 5 sinjaleve të tella në hapësirë të njohura si Fast Radio Bursts (FRB). Në vetëm një të njëmijtën e sekondit, këto shpërthime të fuqishme mund të gjenerojnë energjinë që dielli prodhon në 1 vit.
Që nga viti 2001, janë zbuluar rreth 1,000 FRB, mirëpo ato janë shumë të vështira për t’u ndjekur për shkak të zhdukjes së tyre të menjëhershme pa lënë asnjë gurmë. Vetëm 15 prej tyre kanë arritur të lokalizohen në galaksi të ndryshme. Shkencëtarët janë të interesuar për të gjendur vendndodhjen e FRB, në mënyrë që të zbulojnë se kush është shkaktari i krijimit të tyre.
Zbulimet e tanishme nga ekipi i astronomëve mbështesin idenë se FRB shkaktohen nga shpërthimi i magnetars të rinj. Magnetars janë lloje yjesh të tejmbushur me neutrone dhe kanë fusha magnetike të fuqishme. Shkencëtarët i klasifikojnë ato si magnetët më të fortë në univers – 10 trilionë herë më të fuqishëm se magneti në derën e frigoriferit.