Kjo nebul specifike gjendet në hemisferën qiellore jugore të Shigjetarit dhe shfaq valë të ndryshme të dritës infra të kuqe. Nebula është një re gjigande me pluhura dhe gaz që mbush hapësirën midis yjeve. Ato formohen kur një yll më i madh se dielli ynë fillon të vdesë dhe shpërndan një erë diellore gazi.
“Unë nuk po shikoja për një monstër” tha astronomi Robert Hut, i cili proçesoi imazhet dhe ishte i pari që vuri re praninë e Godzillas. “Qëllon një moment që ti shikon në një regjion të caktuar në qiell dhe kupton që aty gjendet diçka që nuk e ke parë më parë. Ishin sytë dhe goja imagjinare që më sollën ndërmend menjëherë Godzillën.”
NASA Thotë : ”Yjet në pjesën e sipërme të djathtë, ku Godzilla kozmike ka sytë dhe gojën, kanë një distancë të panjohur nga Toka, por ndodhen brenda galaksisë sonë. Regjioni në pjesën e poshtme majtas, është i lokalizuar 7,800 vite dritë larg nga Toka dhe njihet si W33.”