Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri 2022.

Në mesazhin e kryedemokratit urohet për dashuri, gëzim, shëndet e mirëqenie në vatrat e familjeve shqiptare.

Mesazhi
Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!