
Nata e parë e vitit 2022 në Elbasan ka kaluar pa incidente! Burime pranë spitalit rajonal të Elbasanit bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes në urgjencën e spitalit janë paraqitur rreth 25 persona që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara kryesisht nga përdorimi i tepërt i alkolit.
Drejtoria Vendore e Policisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë incident gjatë mbrëmjes festive.
Ndërkohë sa i takon bebes së parë as këtë vit në spitalin e Elbasanit nuk ka ardhur në jetë asnjë fëmijë pas ores 00:00
