Erion Murataj PSD

Ndeshja mes Gjermanise dhe Italise eshtë mbyllur në barazim 3-3 ndeshja ne perballjen e kthimit, e vlefshme për Nations League.

Në 45-minutat e para gjermanët shënuan tre herë në portën e Donarumas. Ishte fillimisht kapiteni Kimich i cili ralizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, e më ishte Musiala i cili përfitoi nga një mosmarrëveshje e italianëve për të dyfishuar rezultatin në të 36-ën.

Donaruma dhe italianët po ankoheshin te arbitri për goditjen e këndit, ndërkohë që gjermanët e ekzekutuan, dhe Musiala me portën totalisht të boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.

Më pas në të 46-ën do të ishte radha e Kleindienst të shënonte dhe golin e tretë për Gjermaninë.

Por kur u duk sikur gjithçka kishte mbaruar, italianët u “ringjallën”.

Në pjesën e dytë axurrët e Sapletit do të barazonin gjithçka. Do të ishte Moisi Kean i cili do të shënonte dy gola të shpejtë në minutën e 49-të dhe 69-të, e më pas në fund të sfidës Raspadori do të barazonte gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë.

Italianëve iu anullua edhe një penallti, pasi arbitri mori vendimin duke parë sistemin VAR.