Një zyrtar i NATO-s ka dhënë alarmin se Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti.
“Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse”, tha zyrtari ti lartë i inteligjencës së NATO-s, shkruan The Guardian.
Duke folur në kushte anonimati zyrtari tha se NATO është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
Zyrtari i NATO-s tha:
“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.”
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës. Ndërsa Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka dhënë asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, tha zyrtari.
“Nuk po ju them se nesër do të vendosin armë bërthamore. Ajo që dua të them është se ata kanë ndërmarrë hapa politikisht që tani të jenë në gjendje të marrin armë bërthamore nëse merret një vendim i tillë.”/abcnews.al/