Pikëpyetjet nëse Covid-19 doli nga laboratori i Wuhan vijojnë ende. Gazeta Wall Street Journal shkruan se Kina ka denoncuar përpjekjet e SHBA për të hetuar më tej nëse koronavirusi vinte nga një laborator kinez.
Gjithmonë e më shumë prova tregojnë se pandemia vdekjeprurëse nuk ka kaluar nga lakuriqët e natës por përkundrazi ekzistojnë edhe fakte se ai mund të ketë qarkulluar nëpër laborator.
Gjithashtu tre shkencëtarë të Institutit të Virologjisë së Wuhan u sëmurën rëndë nga COVID-19 dhe u shtruan në spital në Nëntor 2019. Ky fakt shtoi thirrjet për hetime të thelluara mbi teorinë e rrjedhjes së virusit nga laboratori, ndonëse ajo u hodh poshtë gjatë hetimit të parë të një grupi ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por regjimi kinez po lufton ashpër kundër çdo prove. Të gjithë ata që flasin për teorinë e laboratorit janë etiketuar si racistë dhe konspiracionistë. Kështu ndodhi edhe me ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili tha verën e kaluat se virusi doli nga laboratori.
Ndërkaq presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi inteligjencën amerikane që të bëjë një hetim më të detajuar të origjinës së virusit për t’i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të qartë publiku.