Erion Murataj PSD

Ndarja nga jeta e Saimir Demit ka tronditur të gjithë. Gazetari i njohur i sportit ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje tek të gjithë.

Një zë i shquar i shuhet gazetarisë, me sportin që është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta. Sëmundja i mori jetën, me Demin që nuk ia doli dot të fitonte një nga betejat më të mëdha në jetën e tij.

Reagimet janë të shumta, ku miqtë dhe kolektivi i gazetarit shprehin dhimbjen e madhe nëpërmjet postimeve të tyre. Të gjithë të tronditur nuk e besojnë ende që Saimiri nuk ndodhet më mes nesh, ndërsa shprehin ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.