Magawa, miu i famshëm i minave, i cili u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij, ka ngordhur në moshën 8-vjeçare.
Për pesë vite me radhë, brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.
Magaëa ishte miu më i suksesshëm i trajnuar nga shoqata bamirëse belge Apopo për të paralajmëruar punonjësit njerëzorë për minat, në mënyrë që ato të hiqen në mënyrë të sigurt.
Organizata bamirëse tha se miu gjigant afrikan “ngordhi në mënyrë paqësore” në fundjavë, shkruan BBC.
Ajo tha se Magaëa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe “kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur plot entuziazëm”. Por nga fundjava “ai filloi të ngadalësohej, duke dremitur më shumë dhe duke treguar më pak interes për ushqimin në ditët e tij të fundit”.
I rritur në Tanzani, Magaqa iu nënshtrua një viti trajnimi përpara se të transferohej në Kamboxhia për të filluar “karrierën” e tij të nuhatjes së bombave. Mendohet se ka deri në gjashtë milionë mina tokësore në vendin e Azisë Juglindore.
I trajnuar për të zbuluar një përbërje kimike brenda eksplozivëve, Magaëa spastroi më shumë se 141,000 metra katrorë tokë, ekuivalenti i 20 fushave të futbollit.
Ai peshonte 1.2 kg dhe ishte 70 cm i gjatë. Magaëa ishte në gjendje të kërkonte një fushë sa një fushë tenisi në vetëm 20 minuta.