Informimi Kuvendit të Shqipërisëlidhur me vendimet e Byrosë mbi ndryshimin e Rregullores së akreditimit të medias dhe të sistemitaudio-video të transmetimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare
Duke ndjekur me vëmendje të veçantë shqetësimet e ngrituranga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gazetarët e akredituar në Kuvend, si edhe përfaqësues të tjerë të medias, Kuvendi i Shqipërisë sqaron si më poshtë:
Prej vitesh komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur mangësi në regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve.Vetëm katër nga tetë komisionet e përhershme parlamentare kanë qenë të pajisura me mikrofona statikë dhe sistem regjistrimi të mbledhjeve.
Sistemet e regjistrimit në katër komisione kanë qenë me teknologji të vjetëruar, ndërsa komisionet të cilat nuk ishin të pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet nëpërmjet diktofonëve, proces që ka shfaqur jo pak herë probleme për zbardhjen e mbledhjeve, për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit.
Gjithashtu, prania e kamerave të shumta në korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte vështirësi për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjes për shkak të ambienteve shumë të vogla të sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, nëpër dritaret e komisioneve gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, ka qenë i vështirë.
Ndërkohë, rekomandimet e Progres-Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve 2013-2014 kishin theksuar nevojën e rritjes së transparencës dhe përfshirjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ, si edhe përmirësimit të informimit të publikut mbi aktivitetet parlamentare dhe dokumentacionin parlamentar. Në veçanti, Raportet e projektit IPA 2013 theksojnë se Kuvendi i Shqipërisë nuk disponon një platformë të unifikuar, që mundëson komunikimin efektiv në format audio-video nga sallat e komisioneve parlamentare dhe se mungesa e një sistemi audio-video në mjediset e Kuvendit është një pengesë serioze, për të siguruar transparencë të plotë të punës në komisionet parlamentare dhe në organet e tjera të Kuvendit.
Nisur nga këto problematika,me qëllimrritjene transparencës së mbledhjevetë komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevojëssë fuqizimit të procesit legjislativ përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, Kuvendi vendosi të ndërtojë një sistem të ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Sistemi i ri audio-video ështërekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së.
Projekti i sistemit i është dërguar BE-së në rrugë zyrtare më datën 27 Maj 2014 dhe i është prezantuar nga Kuvendi përfaqësuesve të BE-së në dy takimet e zhvilluara më datat 28 maj dhe 3 qershor 2014. Më datën 17 dhjetor 2014, Komisioni Europian miratoi paketën IPA 2014 për Shqipërinë, e cila përfshin edhe mbështetjen financiare për Kuvendin për instalimin e sistemit të ri audio-video.
Marrëveshja kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Asistencës Financiare të BE-së për Shqipërinë në Kuadër të Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësimit (IPA II), u nënshkrua në vitin 2015.
Projekti i sistemitu ndërtua në vitin 2015. Ndërtimi i sistemit filloi në janar 2018 dhe përfundoi në korrik 2019. Në qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit të BE-së.
Sqarojmë se sistemi audio-video është instaluar vetëm në sallat e komisioneve parlamentare, ndërsa seancat plenare do të vazhdojnë të transmetohen si më parë, pa asnjë ndryshim.
Sistemi audio-video nuk është një model i krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por një modelinformimi që zbatohet në Parlamentin Europian, si edhe në mjaft parlamente të vendeve të BE-së, si: Suedi, Francë, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finlandë, etj.Konkretisht: në Parlamentin Europiangazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, përveçse kur marrin autorizim paraprak të drejtuesit tëmbledhjes. Në Suedi, Francë, Austri, Estoni, gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në sallën e komisionit, përveçse në rastet kur bëjnë kërkesë të veçantë dhe pasi marrin një miratim paraprak nga kryetari i Komisionit ose Zyra e medias. NëGjermani, komisionet janë vetë përgjegjëse për të vendosur se në cilat raste përfaqësuesit e mediave kanë të drejtë të hyjnë në mbledhje. NëFinlandë, gazetarët mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve vetëm me ftesë nga komisionet. NëHungari, Itali dhe në Republikën Çeke, gazetarët nuk lejohen të jenë të pranishëm në mbledhje, por në mjedise tëcaktuara ku mund bashkëbisedojnë me deputetët.
Sistemi i ri rrit transparencën parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetarëve, por e rregullon atë.Gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vetë, në liri të plotë, informacionin që do të transmetojnë.
Transmetimi i mbledhjeve të komisioneve, realizohet në kohë reale nëpërmjet këtij sistemi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrjeje. Sistemi nuk ka një regji qendrore, por komandohet nga vetë gazetarët, sipas nevojave të tyre. Gazetarët komandojnë sistemin dhe jo sistemi gazetarët.
Sistemi i ri nuk i pengon gazetarët të hyjnë në ambjentet eKryesisë së Kuvendit. Ndërhyrjet në Rregulloren e Kuvendit dhe në Rregulloren e Masmedias nuk shtojnë asnjë ndalesë të re lidhur me hapësirat e lejuara për punonjësit e akredituar të medias, krahasuar me rregulloren e mëparshme. Në Rregulloren për Akreditimin, akomodimin dhe orientimin e Masmedias pranë Kuvendit të Shqipërisë, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit, nr. 4, datë 12.02.2014, shprehimisht, neni 17, pika “a”, mundëson lëvizjen e personave të akredituar në të gjitha mjediset, me përjashtim të hollit nga kati i parë në të katërt në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Në Rregulloren e re, përveç “Neës room-it”, referuar nenit 17 pika b, parashikohet vënia në dispozicion të gazetarëve edhe e disa mjediseve të tjera: konkretisht:
në ambjentet e përcaktuara të Kryesisë e Kuvendit (salla e gazetarëve -Neës room);
në ambjentet e caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp te Kryesia e Kuvendit;
në godinën e seancave plenare të Kuvendit, në oborr dhe në galerinë e sipërme të kësaj salle.
Disa ambjente të tjera të caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp janë:
ambjenti në anën veriore të godinës së Kryesisë;
stendat e hollit të katit të dytë (“press point-i);
salla e konferencave për shtyp në katin e ndërmjetëm në anën perëndimore të godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Gjithashtu intervistat mund të zhvillohen edhe në ambjentet më poshtë:
në zyrën edeputetit;
në zyrën e grupit parlamentar, të cilit ai ipërket;
në zyrën e komisionit të përhershëm parlamentar ku ështëanëtar.
në ambjentet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi për intervista.
Sistemi i ri mundëson:
kushte komode për zhvillimin e veprimtarive të komisioneve;
siguri, lehtësi dhe komoditet në punë për median, deputetët dhe shërbimet e Kuvendit;
transparencë të plotë dhe në kohë reale të çdo detaji që ndodh në sallat e komisioneve;
qasje të re teknologjike referuar zhvillimeve të vazhdueshme në këtëdrejtim;
rritje të standartit të shërbimeve të ofruara nga Kuvendi i Shqipërisë;
akses të plotë të materialeve audio-video të mbledhjeve të komisioneve në çdo kohë.
Teknikisht, gazetarët dhe publiku, me ndërmjetësinë ose jo të gazetarit, nuk pengohen nga informimi. Kuvendi i Shqipërisë nuk censuron dhe nuk përzgjedh asnjë pamje dhe asnjë plan, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk po instalon asnjë regji qendrore. Përkundrazi çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detajqë dëshirojnëtë transmetojnë.Në “Neësroom-in” e dedikuarpërgazetarë nuk ka dhe nuk do tëketëasnjëregjidheasnjëregjisortëngarkuar me detyrënpërpërzgjedhjen e pamjeve.
“Dhoma e medias”, hapësira në dispozicion të gazetarëve, është një mjedis me 13 kompjutera të pajisur me kufje, ku varësisht se cilin komision përzgjedhin, gazetarët mund të ndjekin audio-video në kohë reale punimet e tij. Në të njëjtin ambjent, për të lehtësuar transmetimin LIVE nga televizionet, gjendet edhe një panel me porta SDI, ku mediat mund të marrin në kohë reale komisionet e përzgjedhura.
Përveç kësaj, njësoj si përgjatë periudhës së pandemisë, ku Kuvendi ka marrë vlerësimet më të mira për transparencën, komisionet do të vijojnë transmetimin direkt si dhe arkivimin e tyre edhe në faqen zyrtareËEB dhenë “Facebook” të Kuvendit.
Një tjetër alternativë që kjo praktikë e re shton është se në mbyllje të mbledhjes sëkomisionit, gazetarët, me kërkesën e tyre, mund të marrin të regjistruar të gjithë veprimtarinë.
Në bindjen tonë, ofrimi sipas praktikave më të mira perëndimore, i një tryeze pune, rrjeti të mirë interneti dhe një mundësi për ndjekje në kohë reale të punimeve të të gjitha komisioneve, është një hap cilësor në drejtim të krijimit të kushteve optimale për përmbushjen e misionit informues, përfshirë të drejtën e tërheqjes së plotë të materialit audio-video, transmetiminlivestream në faqen zyrtare si edhe livestream-i dhe arkivimi në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në rrjetin social“Facebook”.
Televizionetmarrin njëkohësisht disa sinjale për të njëjtin komision: sinjalin e pamjes së përgjithshme të sallës, sinjalin audio të mikrofonit aktiv dhe ambiental, si edhe sinjalin që fokuson folësin aktiv me sinjal audio-video. Përzgjedhja e planeve, siç është thënë më sipër, nuk bëhet me regjisorë, por automatikisht nga sistemi: folësi aktiv inkuadrohet në plan, ndërsa, paralel tij, i arritshëm nga media përmes sinjalit të dytë që u ofrohet, është edhe plani i përgjithshëm i sallës. Automatikisht, ndezja e mikrofonit fokuson edhe planin video.
Gjithashtu lidhur me shqetësiminpër trajtimin e diferencuar të RTSH-së dhe ATSH-së, ju informojmë se kjo pikë nuk ka ndryshuar aspak në krahasim me Rregulloren e mëparshme të akreditimit të Masmedias, pasi ka qënë e parashikuar edhe aty po njësoj, statusi i veçantë që gëzojnë RTSH dhe ATSH në lëvizjen në sallën e seancave plenare, sipas përcaktimit në Vendimin e Byrosë nr.30, datë 10.04.2015 për miratimin e Rregullores “Për hyrjen në selinë dhe sallën e seancave plenare të Kuvendit”.
Pra, nuk ka asnjë diferencim të gazetarëve të RTSH dhe ATSH në raport me gazetarët e tjerë, përsa i takon lëvizjeve në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, por i vetmi diferencim është sikurse ka qënë edhe nëRregulloren e mëparshme, vetëm për nësallën e seancave plenare dhe kjo përsa i takon transmetimit të plotë të seancës në RTSHKuvend.
Sqarojmë gjithashtu seqë nga fillimi i prezantimit të këtij projekti dhe deri më sot, kolegët gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për rritjen e transparencës parlamentare.
Sigurojmë gazetarët, mediat dhe publikun se transparenca mbetet një objektiv prioritar i agjendës parlamentare dhe garantojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të medias së lirë e të pavarur dhe publikut të gjerë.