Izraeli, një nga vendet që u përgëzua për mënyrën e menaxhimit të pandemisë po përballet me rritje të numrit të rasteve me Covid-19.
Në një deklaratë të qeverisë, qytetarët u paralajmëruan që t’i shmangin grumbullimet dhe të vaksinohen menjëherë.
“Përndryshe, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos vendosjes së masave më të ashpra, përfshirë mbylljen”-thuhet në deklaratë.
Sipas CNN izraelitët u këshilluan që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të mos përqafohen, të mos puthen dhe ta shmangin grumbullimin e panevojshëm në vende të mbyllura. Javën e kaluar, qeveria izraelite e miratoi përdorimin e dozës së tretë për personat mbi moshën 60-vjeçare, të cilët e kanë marrë dozën e dytë para më shumë se pesë muajve
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria izraelite i ka ashpërsuar masat kundër pandemisë, përfshirë kërkesën për karantimin për të huajt e disa shteteve, përfshirë Francën, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, edhe nëse ata janë të vaksinuar.