Home BOTA Ndaloni hyrjen në SHBA”, masa për destabilizuesit e Ballkanit, kongresmenët letër Bidenit

Ndaloni hyrjen në SHBA”, masa për destabilizuesit e Ballkanit, kongresmenët letër Bidenit

37

Gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit Joe Baiden, ku kërkojnë përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë letër sillet si shembull Serbia dhe presidenti, Aleksandër Vuçiç, ndaj të cilit lëshohen kritika të forta për thellimin e korrupsionit dhe për presion ndaj medias.

“Ne dëshirojmë të inkurajojmë administratën tuaj”- thuhet në letrën e 6 kongresmenëve, “që të angazhojë Vuçiç në luftën kundër korrupsionit dhe sulmeve ndaj lirisë së shtypit, dy fusha që janë kritike për një Serbi të begatë dhe demokratike dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE”.

Kongresmenët theksojnë se liria e medies nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane e përfshirë në Kushtetutën e SHBA-së, por se kjo çështje është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të Ëashingtonit dhe për luftën kundër autoritarizmit në mbarë botën.“

“Fatkeqësisht”shkruajnë kongresmenët, “liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ulët”.

Siç vërejnë Reporterët pa Kufij: “Serbia është një vend ku gazetarët janë të ekspozuar ndaj sulmeve pothuajse të përditshme që vijnë gjithnjë e më shumë nga elita në pushtet dhe media pro-qeveritare”.