Burime të sigurta për “Page Six” treguan se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flasin për lidhjen e tyre”, tregoi burimi.

Mirëpo, ky lajm nuk paska qenë aspak i vërtetë pasi burime të afërta me çiftin kanë thënë për TMZ-në se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë.

West dhe Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.

icon style