Shkolla “Kosova” në Tiranë ka pezulluar mësimin dhe ka nxjerrë nxënësit jashtë. Shkak është bërë kaldaja, e cila në momentin kur është ndezur ka nxjerrë tym dhe kjo i ka detyruar drejtuesit e shkollës të ndërpresin mësimin.
Faxweb mëson së nuk ka asgjë serioze, por janë bërë prova për ndezjen e kaldajave dhe për të ruajtur shëndetin e tyre, stafi ka vendosur të nxjerrë nxënësit jashtë.