
Ndërpritet sërish procesi i numërimit të votave ne KZAZ nr 2 në Shkodër. Dhe kësaj here nuk bëhet fjalë për lodhje apo diçka tjetër, por për një ndeshje futbolli.
Siç raporton korrespondenti i News24, Armir Mehaj, numëruesit duan të ndjekin finalen për titullin kampion të Shqipërisë, Vllaznia-Egnatia.
Vllaznia kërkon titullin pas 24 vitesh dhe është më pranë se kurrë, ndaj e gjithë Shkodra ka lënë ethet e zgjedhjeve dhe tashmë po bëjnë tifo për ekipin e zemrës.
