Një aksident i rëndë ka ndodhur në Veria të Greqisë, ku kanë humbur jetën prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi.
– Advertisement –
Sipas burimeve, aksidenti ka rezultuar fatal për Ali Bushin dhe Bukurie Bushin, të cilët ndëruan jetë në vendngjarje.
Automjeti me të cilin po lëviznin prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 raportohet se u përplas me një kamion.
Autoritet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.
