Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e sotëm (29 shtator) pasi qëlloi veten.
Ai vrau policin Saimir Hoxha ditën e djeshme( 28 shtator) në Lezhë dhe për 6 orë u arratis dhe i fshihej Policisë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat Special, Forcat RENEA dhe efektivë nga Tirana të cilët u vunë në ndjekje të autorit.
Pas disa orësh kërkimesh edhe me helikopter 21 vjeçari u lokalizua. Aldi Rama qëlloi të paktën dy herë drejt helikopterit të policisë, ndërkohë policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jepte informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të vrasjes së policit 44 vjeç.
Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundështuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij para se të arrestohej nga policia.
Pas 6 orë kërkimesh 21-vjeçari u gjet i vetëplagosur në një zonë mes shkurresh, ndërsa pranë kishte një pistoletë dhe telefonin. Pasditen e vonë (28 shtator) i riu u shoqërua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, më pas u tarnsportua drejt Traumës në gjendje kritike për jetën ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (29 shtator).