Një burrë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme ndërsa ndodhej në një lokal në Vorë. Burime bëjnë me dije se 60-vjeçari me inicialet M.M,  nga Maqedonia e Veriut i cili punonte si shofer transporti ka ndërruar jetë ndërsa ndodhej në një lokal në Vorë.

Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë: 

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi  M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.