Mesditën e sotme ka ndërruar jetë aktorja e njohur e viteve 40’, Jane Powell.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e aktores emri i vërtetë të së cilës është Suzanne Lorraine Burce.

Rrugëtimi i gjatë dhe i suksesshëm në aktrim nisi me filmin “Song of the Open Road”, ku ajo luajti një personazh të quajtur Jane Poëell dhe e mbajti këtë emër përgjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës.

Ndër filmat e saj më të njohur në vitet 1940 dhe ’50 ishin “Royal Ëedding” dhe “Seven Brides for Seven Brothers.” Përveç karrierës filmike, Poëell performoi në turne të prodhimeve muzikore duke përfshirë My Fair Lady, The Sound of Music dhe Carousel.

Karriera e saj e filmit arriti kulmin kur ajo ishte ende në të 20-at e saj me një rol kryesor në një nga muzikalët e fundit të mëdhenj të MGM, 1954. Përsa i përket jetës së saj personale, Powell u martua pesë herë. Katër martesat e para të zonjës Powell përfunduan në divorc. Në 1988 ajo u martua me Dick Moore, të cilin e takoi kur po shkruante një libër për aktorët fëmijë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group