Hajdar Muneka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kinë dhe ekspert i historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, ka ndërruar jetë. Lajmin e jep diplomati kinez në Tiranë, Ding Zhou.
Ambasadori i Kinës në Shqipëri shkruan me superlativa për diplomatin shqiptar Hajdar Muneka, dhe thotë se ishte një mik i ngushtë i popullit kinez.
Me hidherim te thelle mora lajmin e ndarjes nga jeta te Ish-Ambasadorit te Shqiperise ne Kine, Z. Hajdar Muneka. Ai ka qene nje njeri i ndershem, nje diplomat i shkelqyeshem, nje ekspert i historise se marredhenieve kino-shqiptare, dhe nje mik i ngushte i popullit kinez, me te cilin bashkeperjetuam shume momente te kendshme.
Perzemersisht falenderoj Ambasadorin Muneka per kontributin e tij te jashtezakonshem per miqesine Kine-Shqiperi. Shqiperia eshte nje vend i bukur, me potencial te madh. Pres te kete me shume shqiptare qe, ashtu si Amb. Muneka, duan vendin e tyre, dhe njekohesisht njohin mire Kinen dhe boten, qe te kontribuojne per te ardhmen e Shqiperise. U prehte ne paqe”, shkruan Ding Zhou, ambasadori i Kinës në Tiranë.