Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani. Mësohet se Nishani ka humbur jetën në një spital në Gjermani aty ku ndodhej që prej 21 prillit pasi po kurohej për pasojat Post-Covid. Gjendja e tij fatkeqësisht është përkeqësuar më tepër gjatë këtyre ditëve pasi ai vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore. Më parë ai u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë por për shkak të gjendjes së rënduar u pa e nevojshme transferimi urgjent në një spital në Gjermani.
Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani
29