Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë.
Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F864527839003306%2F&show_text=false&width=267&t=0
Top Channel