Ndërtuesi Fatmir Bektashi, i lënë në detyrim paraqitje për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Paetizani është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Bekrashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja e tij, Vasilika Hysi.
Më 23 tetor, GJKKO caktoi masën “detyrim paraqitje” për Bektashin. Ai u paraqit më 6 Nëntor në prokurori në orarin e caktuar nga gjykata por pasi doli, nuk pranoi që të fliste për mediat.
Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.