Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin O. G., 20 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Shijon, Elbasan, ka djegur me zjarr nga pakujdesia një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./egnatia news