Inskenohen rastë incidentesh

Në kuadër të Ditës Boterore të Ndihmës së Pare,” Kryqi i kuq Dega Elbasan” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të shërbimit të transportit rrugor zhvilluan një aktivitet sensibilizues.Jo rrallëherë , dhënia e ndihmës së parë në mënyrë efektive mund të jetë vendimtare për jetën e personave që gjenden në rrezik për jetën .

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe stafi i drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor të cilët së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq inskenuan raste aksidentesh për të demostruar raste të ndërhyrjes.

Me rastin e 100 vjetorit të kryqit të kuq ky muaj do të jetë muaj me aktivitete të ndryshme në kuadër të informimit të njerzve si dhe aktivitete në bashkpunim më të tjerë .