Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA për Refugjatët dhe Migracionin, Julieta Valls Noyes ndodhet në Tiranë.
Ajo në rrjetet sociale ka postuar një foto nga Tirana, ku shihet krah ambasadores Yuri Kim, teksa shkruan se mezi pret diskutimet me qeverinë shqiptare për emigrantët afganë.
“E lumtur që jam sot në Tiranë me ambasadoren Yuri Kim. Mezi pres diskutimet me qeverinë Shqiptare për mbështetjen e tyre shembullore për afganët e pambrojtur” shkruan ajo.
Kujtojmë që Shqipëria ishte ndër vendet e para që pranoi që të strehonte afganët, në kohën kur Afganistani u mor nën kontroll nga talebanët dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre.