Nga z.Meri Muçelli
Ekonomist

Për të disatin muaj rradhazi Leku vazhdon të fitojë terren kundrejt valutave të huaja, kryesisht Euro-s dhe Dollarit. Faktorët e këtij ndryshimi janë të shumtë, dhe sipas analizës së disa treguesve ekonomik, shfaqen si pasojë e rritjes së remitancave të emigranteve të cilët kanë arritur në nivele rekord prej 834 milion eurosh në vitin 2022 nga 761 milion që ishin në vitin 2021. Gjithashtu investimet e huaja direkte janë parë në rritje prej 337 milion euro ose rreth 32.5% më shumë se viti 2021 kryesisht në sektorët e industrise dhe prodhimit. Një tjetër faktor është edhe turizimi i cili ka ka befasuar me rritjen e tij duke shënuar shifra të cilat ishin parashikuar të arriheshin pas disa vitesh. Edhe hyrja ne qarkullim e parave të pista ka ndikimin e vet edhe pse jo të madh si përqindje.Të gjithë treguesit e mësiprëm kanë bërë të mundur që në qarkullim të ketë presencë të sasive të mëdha të valutës së huaj duke bërë që edhe kursi të luhatet vazhdimisht.
Ndikimi i tij ne sektore te ekonomise.
Siç çdo ngjarje edhe forcimi i lekut dhe zhvleresimi i monedhave të huaja ka anët e tij positive dhe negative në ndikimin e tij në ekonomi. Të parët që favorizohen janë importuesit të cilët me zhvleresimin e monedhave, blejnë më lirë ndërsa e kundërta ndodh për eksportuesit të cilët të ardhurat i kanë në valutë dhe si pasojë e kursit të ulët edhe të ardhurat janë më të vogla gjë që çon në rritjen e kostove të operimimt për ta. Pasojat tek eksportuesit janë ndjerë në rënien e vlerës së eksportve me rreth 19.3% në krahasim me të njejtën periudhë e një viti më parë pasi kontratat që kanë i kanë të mbyllura prej kohësh me çmime fikse. Ulja e euros dhe dollarit duhet të reflektohej detyrimisht në uljen e çmimeve të produkteve të importit gjë që nuk ka ndodhur me arsyetimin se këto importues kanë kosto të larta të faktorëve mbështetës.
Masat e marra nga Ministria e Financave
Lëvizjet e fundit të Ministrisë së Financave me anë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duke u ardhur në ndihmë eksportueseve me një sërë lehtësirash si: ngrirja e kësteve të tatim fitimit si edhe me kryesorja rimbursimi i Tvsh-së brënda 3 ditëve (nga 30 ditë që ishte më parë) duket se kanë sjellë një lloj frymëmarrje tek ky sektor. Më shumë duhet bërë, patjetër që po por është duke u parë situata në dinamikë dhe janë duke u përgatitur disa skenarë se si mund tu vihen në ndihmë këtij sektori në varësi të zhvillimeve që do të ketë.