1 dhjetor shënon zyrtarisht muajin e festave te fundvitit. Ndryshe nga ç’ndodh gjithnjë këtë herë duket se shumica e qytetarëve në të gjithë globin kanë vendosur pemen e vitit të ri më herët se zakonisht ndoshta kjo dhe si pasojë e lodhjes nga pandemia dhe gjithçkaje që ka ndodhur gjatë këtij viti.
Me shpresën se viti i ardhshëm do të jetë më i begatë e i paqtë, mbrëmjen e sotme janë ndezur edhe në qendrën e qytetit të Elbasanit dritat e festave të fundvitit.
Ka qenë Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja i cili ka ndarë disa foto nga atmosfera magjike e krijuar në sheshin qendror të qytetit, duke e shoqëruar me një shkrim.
“Elbasani këtë dhjetor do të shkëlqej mbrëmjeve nga atmosfera e ngrohtë që ofron periudha e festave të fundvitit. Festa të gëzuara e plot shëndet për ju e familjet tuaja!” ka shkruar Llatja.