Në mesin e muajit janar në Greqi do të ulen 6 nga 24 avionët e rinj luftarakë “Rafale” që Athina ka porositur nga kompania franceze “Dassault”.
Bëhet fjalë për dy avionë dyvendësh dhe katër njëvendësh, të cilët tashmë janë lyer me ngjyra greke, në pritje të përfundimit të procedurave dhe vlerësimeve përfundimtare për të lënë ambientet e firmës dhe për t’u nisur drejt Greqisë.
Investimi në avionë dhe fregata është një sinjal i qartë i Athinës për Ankaranë, teksa vitin e kaluar dhjetori arriti kulmin e tensioneve duke qenë shumë pranë luftës./ Abc