Luftëtarja e UFC, Yana Kuniskaya, nuk do të jetë pjesë e kafazit për këtë vit. Ajo nuk është as e dëmtuar as e pezulluar, por po pret një fëmijë nga i fejuari i saj, gjithashtu ish-luftëtar i UFC, Thiago Santos.
Çifti gjithashtu ka një tjetër fëmijë më herët dhe kanë qenë bashkë prej gushtit të vitit 2019.
Yana Kunitskaya ndeshjen e fundit e pati në korrik të këtij viti, duke humbur në nockout përballë Irene Aldana, e cila i thyu hundën pas një goditje me këmbë.
Ajo që bën përshtypje është se Kunitskaya ka luftuar duke qenë shtatzanë gjatë ndeshjes. Kjo ngriti shumë dyshime tek fansat, që më pas u konfirmuan nga vetë luftëtarja falë një postimi.
“Trupi im është i çmendur,” shkruajti ajo.