Një sasi lëndësh eksplozive i janë zbuluar një 49-vjeçari në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër.
I arrestuari me iniciale A.Sh. hodhi dy granata në lumë mesnatën e 26 Korrikut kur ishte në gjendje të dehur.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por policia shkoi në vendngjarje pasi sinjalizimit që mori. Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.
Ai u arrestua në flagrancë për mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.