Këngëtares Anne-Marie i ndodhi një incident gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Brit Awards”, mbrëmjen e së martës.

Teksa 30 vjeçarja performonte ‘Live’, u rrëzua nga shkallët përpara një publiku prej 20,000 personash në “The O2 Arena”.

Megjithatë, këngëtarja e kaloi incidentin sikur nuk ndodhi asgjë dhe për asnjë moment nuk e ndaloi performancën, duke u ngritur sërish në këmbë.

Zëri i saj u dridh teksa u rrëzua në dyshemenë e skenës, por si një profesioniste e vërtetë vazhdoi të këndonte.

“Nuk më duhej gjithsesi kyçi i këmbës së majtë”, shkroi ajo në një postim në “Twitter” pas incidentit, duke e marrë me sportivitet atë që i ndodhi.

https://youtu.be/vRSkGhb0QS4