Në rrugët shqiptare shpeshherë jemi mësuar të shohim fenomene të ndryshme, siç është dhe ai i postuar së fundmi nga “Aksidentet Rrugore”.
Një furgon policie udhëton në rrugë me derën e bagazhit të hapur, ku shihen disa biçikleta dhe goma makine.
Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, makina e policisë është dhe pa sinjale, duke rritur rrezikun në rrugë për shoferët e tjerë.
Kjo është një kambanë alarmi për Policinë e Shtetit, e cila duhet të fillojë shembullin nga vetja, dhe të mos mjaftohet vetëm me ndëshkimet e qytetarëve që shkelin rregullat.
(E.H/Faxweb.al)